Përgatitjet e fundit në New York për natën e ndërrimit të viteve

Në Nju Jork po bëhen përgatitjet e fundit për natën e ndërrimit të viteve. Në sheshin më të famshëm në botë, Tajms Skuer, po testohet mënyra e hedhjes së letrave shumëngjyrëshe tradicionale, të cilat hidhen në ajër kur akrepat shënojnë orën 12 të natës, mes 31 Dhjetorit dhe 1 Janarit.

Bëhet fjalë për gati 1 ton e gjysmë letra shumëngjyrëshe të vogla që do të përdoren atë natë, në të cilat dhjetëra-mijëra njerëz nga e gjithë bota kanë shkruar dëshirat e tyre për Vitin e Ri.

Këtë vit, edhe topi i famshëm i Vitit të Ri ka një pamje të re. Topi është i mbuluar me dhjetëra trekëndësh me ngjyra të ndryshme, ku ata me ngjyra të njejta që bashkojnë kulmet krijojnë idenë e një papioni.

Ndërsa në Francë, një veçanti e këtyre ditëve të fundit të 2023-shit është e ashtuquajtura “dhoma e shfryrjes së inatit” e ngritur në periferi të Lilës, aty ku shumë njerëz shkojnë për të thyer objekte qelqi, një traditë shumëvjeçare japoneze, për ta nisur vitin e ri me pozitivitet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share