Përfundon obduksioni – trupi i pajetë i Vanja Gjorçevskës i dorëzohet familjes!

Ka përfunduar obduksioni i trupit të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, që duhet t`i jep përgjigjet për shumë pyetje – si është vrarë dhe kur ka ndodhur vdekja, njofton KlanM.

Kjo paraqet një nga dëshmitë kryesore në procedurën kundër Lupço Palevskit – Pallço, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit, Bore Videvskit dhe babait të viktimës, Aleksandar Gjorçevski.

Trupi i pajetë i Vanjës, sic njofton KlanM, i është dorëzuar së ëmës, pas çka do të organizohet varrimi.

Detaje të obduksionit nuk do të ndahen me publikun për shkak të hetimeve – kanë thënë nga Prokuroria.

Nga obduksioni, sic percjell KlanM, mund të kumtohen edhe momente të izoluara, sic është koha e vdekjes, por edhe shkaktari – arma e zjarrit, ngulfatja ose dicka tjetër.

Tre të dyshuarit dhe babai i viktimës janë në paraburgim, kurse ndaj Palevskit është shpallur fletarrest ndërkombëtar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share