Përfundoi debati për shkarkimin e ministrit Fatmir Mexhiti

Kuvendi përfundoi debatin për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, ndërsa votimi do të bëhet pas përfundimit të debatit për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informative dhe Administratës Azir Aliu.

Aliu aktualisht po e shfrytëzon të drejtën për t’iu drejtuar parlamentit.

Mexhiti dhe Aliu janë shkarkuar me sugjerim të kryeministrit teknik Talat Xhaferi, pasi kanë deklaruar mbështetjen e tyre për liderin e Aliasës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili ka paralajmëruar se do të mbështesë opozitën shqiptare në zgjedhje.

Në vend të Mexhitit është propozuar Ilir Demiri, ndërsa Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës është Naim Bajrami./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share