Holanda konfirmohet në krye të Grupit A duke kaluar me 6 pikë. “Tulipanët” mundën 2-0 Katarin që tashmë luante pa motiv pasi nuk kishte mundësi kualifikimi. Skuadra e Van Gaal kërkoi të zgjidhte çështjen që në nisje të ndeshjes, por goli erdhi në minutën e 26’. Autori i golit është talenti Gakpo i cili goditi në hyrje të zonës duke gjetur cepin e portës. Goli i tretë për sulmuesin e PSV në 3 ndeshjet e Botërorit.
Në pjesën e dytë holandezët u treguan të aftë të shënonin të dytin. Ishte De Jong që shtyu topin në rrjetë. Holandezët kërkonin sa më shumë gola por “Var” anuloi të tretin për prekje me dorë nga Gakpo, ndërsa më vonë ishte traversa.
Në grupin A, Senegali kualifikohet në vendin e dytë. Afrikanët mposhtën 2-1 Ekuadorin në sfidën direkte. Latinëve në fakt u mjaftonte vetëm barazimi. Ishte fundi i pjesës së parë kur afrikanët kaluan në avantazh me Sarr, që u tregua i saktë nga pika e penalltisë.
Ekuadori barazoi në minutën e 68’ me Caicedo, por pa kaluar dy minuta, Koulibaly riktheu avantazhin për Senegalin. Ndeshja u luajt e hapur deri në fund, por Senegali mbrojti fitoren dhe arriti kalimin e grupit.
Tv Klan