PESË DITË PA NGROHJE MBI PESË MIJË PËRDORUES TË NGROHJES QËNDRORE NË ÇAIR
Pesë ditë radhë mbetën pa ngrohje mbi pesë mijë përdorues, përfshirë shkolla, kopshte dhe qendra shëndetësore në çair dhe Butel. E për këtë ishin të detyryar të mungojnë në shkollë ndërsa prindërit t’i marrin fëmijët nga çerdhet. E kësaj golgote i erdhi fundi pas marrëveshjes së Ngrohtores Shkup-Veri me Elektranat e Maqedonisë.
”U nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim afarist dhe teknik, me të cilën EVM do të marrë përsipër menaxhimin e termocentralit dhe ngrohjes të përdoruesve” – thonë nga ngrohtorja Shkup-Veri.
Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski promovoi ndërtimin e gazësjellësit në Negotinë ndërsa shtoi se EVM do të merr përsipër menaxhimin e ngrotores Shkup-Veri.
“Në proces e sipër jemi për të arritur marrëveshje dhe leje për transport 300 tonë transformator paisjeve nga Turqia. Po përfundon remonti për TEC Oslomej I cili do të duhet të vendoset në funskion po përfundojnë edhe punimet me gjeneratorin në TEC Negotinë i cili do të duhet të vendoset në funksion” – tha kryeminsitri Kovaçevski.
Ndryshe sot përfundoi ndërtimi i segmentit të gazsjellësit Negotinë, Kavadar Manastir. Seksioni është i gjatë 92 kilometra me stacione matëse në Zonën Industriale Kavadar, Prilep dhe Manastir. Vlera e investimit është 36 milionë euro. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi