Përfundoi masa “Çmim i garantuar”, Inspektorati i Tregut regjistroi disa shkelje nga tregtarët

Informatat fillestare nga Inspektorati Shtetëror i Tregut tregojnë se disa nga marketet nuk i kanë rritur çmimet, e disa i kanë rritur, pasi nga sot nuk vlen më vendimi i Qeverisë për “çmime të garantuara” për disa produkte ushqimore.

Nga Inspektorati i Tregut thonë se është e mundur një rritje e caktuar e çmimeve, por apelojnë në përgjegjësinë shoqërore të tregtarëve me shumicë dhe pakicë.

“Ajo që kam gjithashtu si informacion është se furnizuesit në shumicë tashmë janë duke ua ribërë çmimet tregtarëve me pakicë me çka pritet të rriten çmimet, por bëj thirrje për përgjegjësi shoqërore nga ana e tregtarëve me pakicë dhe tregtarëve me shumicë në mënyrë që nëse ka hapësirë dhe mundësi çmimet të mbesin në nivel të njëjtë”, deklaroi sot drejtori i Inspektoritati Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Ai thotë se nuk mund të ndikojnë në çmime, por beson se disa nga zinxhirët e mëdhenj të marketeve do të bëjnë aksione me të cilat do të ketë ulje në disa produkte të caktuara ushqimore.

“Nga ajo që kam parë në periudhën e kaluar, që disa tregtarë të mëdhenj të marketeve si përgjegjës shoqërorë kanë bërë ulje shtesë në disa produke ushqimore shtesë që nuk mbuloheshin me vendimin e Qeverisë, besoj se kjo do të ndodhë edhe tani, ndërsa qytetarët do të vendosin se në cilin prej tyre do të blejnë, sepse nuk mund të parandalojmë nëse çmimi i bukës rritet nga 29 në 35 denar”, tha Trajkovski.

Ajo që do të kontrollojë Inspektorati i Tregut në periudhën e ardhshme, siç sqaroi Trajkovski, është nëse respektohet Ligji për tregti, Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, përkatësisht nëse udhëhiqen siç duhet të dhënat e tregtisë, nëse konsumatorët mund të mashtrohen, një çmim në raft, një çmim në arkë, realiteti i zbritjeve, etj.

Gjatë ditës së djeshme, inspektorët e Inspektoratit të Tregut kanë kryer kontrolle në të gjitha zinxhirët e mëdhenj të marketeve në mbarë vendin lidhur me vendimet e Qeverisë, por për rezultatet, siç tha Trajkovski, duhet të presim derisa të përfundojnë inspektimet në tërësi.

“Mbikëqyrjet janë më të gjera dhe do të zgjasin tre deri në katër ditë, ndërsa nga informacionet fillestare është konstatuar se ka shkelje të caktuara, por do të presim derisa mbikëqyrjet të përfundojnë në tërësi dhe të kumtojmë të dhënat përfundimtare”, tha Trajkovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share