Kisha e Shën Marnës në zonën e Mokrës në Pogradec u përfshi nga flakët e zjarrit pasditen e së martës.
Korrenspondentja e Klan News, Daniela Zisi bën me dije se zjarri përfshiu ambientet e qëndrimit përreth kishës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Me ndërhyrjen e banorëve dhe rojes është mundësuar izolimi dhe fikja e zjarrit. Mesohet se shkak ka qenë rrjedhja e gazit nga një bombël e vogël, e cila më pas ka shpërthyer në flakë. Nga zjarri, njëri prej rojeve ka pasur djegie të lehta në fytyrë. /tvklan.al