Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të vendimin për ekstradimin e kinezit Liangbin Chen, i cili akuzohet për zhvatje dhe mashtrim në vlerën e 145 milionë eurove.
32-vjeçari kërkohet nga autoritetet kineze si kreu i një grupi kriminal që ka mashtruar qindra mijëra qytetarë kinezë.
Përmes një platforme ai iu ofronte qytetarëve të Kinës dhe atyre të Dubait prona të paluajtshme dhe pajisje teknologjike.
Kinezi Liangbin Chen u arrestua në Korrik teksa hynte në territorin shqiptar nga Aeroporti i Rinasit përmes një fluturimi nga Londra.
Vendimin për ekstradimin e 32-vjeçarit erdhi në një kohë, kur ky i fundit prej disa kohësh mbahet nën masën e sigurisë në shtëpie për shkak të gjendjes shëndetësore.
Tv Klan