Perëndimi nuk njeh referendumet ruse

Reagon edhe Shqipëria: Shkelje e kartës së OKB

Mbi vendimin e Vladimir Putin për të aneksuar rajonet e pushtuara në Ukrainë ka reaguar Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

“Gjithçka do të jetë Ukrainë”, shkroi Zelenski në rrjetin Telegram.

Më herët edhe Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se SHBA nuk do të njohë referendumet e Moskës.

“SHBA nuk do t’i njohë kurrë, kurrë, kurrë përpjekjet e Rusisë për të aneksuar territore të Ukrainës”, tha Biden.

Pas fjalimit të Putin ka reaguar edhe Ministria jonë e Jashtme ku thuhet se Shqipëria nuk do të njohë rezultatet e paracaktuara të këtyre referendumeve.

“Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share