Pere dhe Pengu nuk janë më pjesë e Struga Trim Lum

Struga Trim Lum konfirmon ndarjen me dy futbollistë, që ishin pjesë e suksesit më të madh në histori. Fjala është për Miklovan Pere dhe Arbi Pengu. Që të dyve ju skadon kontrata dhe mbetën lojtar të lirë.

Pere skuadrës tonë iu bashkua qershorin e vitit 2021, kur erdhi  nga ekipi i Dinamo Tiranës. Sezonin e fundit, Pere u paraqit në 23 ndeshje, ndërsa po aq ndeshje zhvilloi edhe në sezonin e tij të pare, 2021/2022.  

Sa i përket Pengut, ky i fundit te skuadra jonë erdhi shtatorin e vitit 2022 nga KF Pogradeci. 20-vjeçari Pengu këtë edicion, regjistroi dy paraqitje, (ndaj Akademia Pandev 3:1 dhe Bregallnicës 3:0), duke u bërë kështu pjesë e historisë së klubit, që fitoi titullin e parë kampion.

Struga Trim Lum me këtë rast falemenderon që të dy për kontributin e dhënë me fanellën “bardhekuq”, duke ju uruar njëherit shumë suksese në vijim të karrierës së tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share