Një veteran nga Vietnami hyri në një dyqan pijesh alkoolike në Massachusetts në një ditë të ftohtë dhjetori dhe luajti lotarinë, siç kishte bërë për më shumë se 20 vjet.
Intuita e tij i tha, “mos bli vetëm një biletë, bli gjashtë. Dhe përdot të njëjtët numra në secilën biletë”.
Numrat e Raymond Roberts dolën fitues gjatë lotarisë dhe kishin vlerë 390,000 dollarë secili si çmim në para.
Roberts zgjodhi të merrte një shumë të përgjithshme për pesë nga biletat, duke fituar gati 2 milion dollarë në total. Ndërsa për biletën e gjashtë, ai zgjodhi opsionin e pensionit që do të thotë se ai do të marrë 20 pagesa vjetore prej 25,000 dollarë.
Lotaria jep një shumë të caktuar për zgjedhjen e saktë të pesë topave, siç bëri Roberts, që do të thotë se janë të mundshme fitore të shumta me të njëjtat numra.
Numrat fitues që zgjodhi zoti Roberts ishin një kombinim i sajuar me kujdes i ditëlindjeve dhe datave të përvjetorit. I kishte përdorur në bileta të tjera lotarie, në ditë të tjera, por kishte dalë pa gjë.
Veterani, i Fall River, 50 kilometra në jug të Bostonit, i mori fitimet e tij më 15 Dhjetor. Dhe nëse të gjithë pyesim veten se çdo ketë bërë ky burrë me këtë pasuri që i erdhi papritur, sipas BBC, ai fillimisht do të blejë një motor.
“Lucky for Life” ishte loja që luajti zoti Roberts, dhe në të vërtetë kështu mund ta quajnë disa.
Sipas rregullave të lojës, shanset për të fituar vetëm 25,000 dollarë në vit për çmimin e përjetshëm janë një në 1,813,028./tvklan.al