Përdhunoi shqiptaren, Robinho-s po i ‘vjen rrotull’ burgu. Në Brazil duan ta bëjnë shembull

Duket se për ish-yllin e futbollit brazilian, Robinho po afrohen qelitë e burgut. Autoritetet italiane kërkuan Nëntorin e kaluar që ish-futbollisti i Real Madridit, Milanit dhe Manchester City-t të vuajë dënimin prej 9 vitesh për përdhunim në Brazil duke qenë se atje iu mohua ekstradimi për arsye ligjore.

Të martën, prokurorët në Brazil u shprehen se futbollisti duhet që ta vuajë dënimin me burg aty. Ata thanë në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë se dënimi i tij përputhet me legjislacionin brazilian madje tregon edhe një shembull për përpjekjet e vendit për të luftuar krimin dhe për të treguar bashkëpunimin gjyqësor.

Mundësia që Robinho ta vuajë dënimin në Itali pas përdhunimit të një vajze shqiptare në vitin 2017 është zero pasi Brazili nuk i ekstradon qytetarët e saj që janë të dënuar jashtë vendit.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, gazetat lokale kanë cituar se Zyra e Prokurorit Publik ka treguar në komunikimin e saj në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë se mos marrja parasysh e kërkesës së palës italiane rrezikon ta lejojë Robinho-n që të shkelë ligjin pa u ndëshkuar.

Ish-futbollisti ishte një prej gjashtë personave që u dënuan për sulmin seksual ndaj shqiptares. Dënimi u dha këtë vit, ndërsa Robinho asokohe luante për AC Milan.

Robinho-s iu ndërpre kontrata me Santos për këtë arsye. Ai është parë vetëm në disa postime të rralla në rrjetet sociale.

Avokatët e Robinho-s janë shprehur se klienti i tij ka pasur marrëdhënie konsensuale me një vajzë të re bashkë me pesë miqtë e tij. Ata nuk e kanë komentuar pozicionin më të ri Prokurorisë që ish-futbollisti të vuajë dënimin në atdhe./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share