Përbërja e KSHZ-së | Kuvendi voton Abdush Demirin si anëtarin e shtatë

Kuvendi pa debat, e ka votuar Abdush Demirin për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

“PRO” këtij vendimi votuan 90 deputetë, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Demiri është propozim për anëtar të KSHZ-së nga opozita shqiptare.

Kandidati i dytë, i cili u tërhoq, ishte Zuljfi Adili sepse Qeveria e emëroi drejtor të Agjencisë për Investime të Huaja. Zgjedhja e Abdush Demirit plotëson përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte pa anëtarin e shtatë për disa muaj, pasi Krenar Loga u bë ministër i Drejtësisë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share