Është caktuar sërish data e meçit të peshave të rënda në boks mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Uyskut.
I cilësuar si “meçi i shekullit”, ishte paraparë të zhvillohej më 17 shkurt, por u shty për shkak të një lëndimi të Furyt, ndërsa tani është caktuar me 18 maj.
Kampioni i WBC-së, Fury, do të luftojë me mbajtësin e titujve WBO, WBA dhe IBF, Usyk, në Arabinë Saudite.
Sipas deklaratës nga promotori, çarja e vetullës kërkon disa qepje të rëndësishme, “prandaj është vendosur që meçi të shtyhet”.
E një ditë pas vendimit për shtyrje, boksierët kanë konfirmuar se janë pajtuar për datën e re.
Duke folur për lëndimin, Fury ka thënë se po ushtronte me katër njerëz në të njëjtën kohë dhe se ishte detyruar të çepte vetullën për shkak të çarjes.
Ndërsa ekipi i boksierit ukrainas ka akuzuar britanikun se është i frikësuar, por kjo është kundërshtuar nga Fury duke shkaktuar debat të nxehtë.
Fituesi i këtij meçi do të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që kur Lennox Lewis mposhti Evander Holyfieldin më 1999.
Fury ka bilanc prej 34 fitoreve e një barazimi, ndërsa Usyk i ka fituar 21 meçet e deritashme në boks profesionist