Përballja me Spanjën, FSHF u kërkon tifozëve kuqezi të shmangin incidentet

Tifozët kuqezi do të jenë të shumtë në numër edhe në stadiumin e Dyseldorfit, për të mbështetur kombëtaren në sfidën e tretë në Grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Në këtë përballje, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, që të mund të sigurojë kualifikimin në raundin e të 16-ve.

FSHF ka informuar tifozët se dyert në impiantin e Dyseldorfit do të hapen 3 orë para fillimit të sfidës. Biletat e ndeshjes ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”.

Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat duhet të skanohen dhe fansat duhet të drejtohen në vendet e tyre.

FSHF u ka kërkuar mbështetësve kuqezi të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të mos u dënuar, tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike apo, etnike, si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjeve ndaj Italisë dhe Kroacisë, UEFA ka gjobitur FSHF dy herë me shumën totale të 84.875 euro.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share