Për tetë muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga rreth 8.5 milionë turistë, shifra të cilat sipas kryeministrit Edi Rama janë një super promovim për vendin.

Sipas tij, përveç rritjes së numrit, është zgjeruar edhe harta gjeografike se nga vijnë turistët e huaj.

Rreth 8.5 milionë vizitorë të huaj kanë shijuar Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti. Jo vetëm më shumë në numër krahasuar me një vit më parë, por edhe me një larmi vendesh origjine, theksoi Rama.

Ai shtoi se ka gjithnjë e më shumë turistë nga vende të largëta dhe atipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina dhe Japonia, ku “numrat në rritje kthehen edhe në një super promovim për Shqipërinë”.

Vitin e kaluar, vendin e vizituan mbi 10 milionë turistë, që ishte rreth 2.5 milionë më shumë krahasuar me një vit më parë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share