Për shkaqe komerciale anulohet linja ajrore Shkup – Korfuz

Për shkaqe komerciale, linja e planifikuar e drejtpërdrejt sezonale nga Shkupi për ishullin Korfuz nuk do të vihet në funksion, mëson korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga burime nga kompania ajrore greke “Ejxhian Erllajns”.

Edhe pse lidhjen konkrete me aeroplan mes Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe aeroportit Korfuz, TAV Maqedoni e njoftoi në fillim të prillit dhe paralajmëruan se fluturimi do të fillojë më 1 qershor të këtij viti, megjithatë linja e drejtpërdrejtë është anuluar dhe nuk do të vihet në funksion.

Sipas burimeve të njëjta të MIA-s nga “Ejxhian Erllajns” linja mes Shkupit dhe Athinës vazhdon të funksionojë në mënyrë të rregullt, si edhe deri më tani dhe nuk ekzistojnë ndryshime në lidhjen e dy kryeqyteteve. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share