Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu në territorin e Greqisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, aktualisht është në ndërprerje komunikacioni përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë.
Autoritetet njoftojnë se po ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes, sërish do të mundësohet kalimi përmes vendkalimit kufitar.
Nga policia apelojnë te qytetarët të mos shkojnë drejt vendkalimit kufitar derisa nuk raportohet se zjarri është shuar dhe komunikacioni të normalizohet.