Kryeministrja italiane vjen me ftesë të Ramës
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërrritur në Vlorë për të kaluar disa ditë pushime në vendin tonë.
Klan News ka mësuar se ajo është vendosur pasditen e sotme në vilën qeveritare në Vlorë së bashku me të shoqin dhe të bijën.
Meloni bashkë me familjen e saj kanë mbërritur rreth orës 17:00 në portin e Vlorës me tragetin e linjës.
Siç lajmëron gazeta “Corriere della Sera” e që konfirmohet edhe nga zyra e kryeministrit Rama, Meloni ka pranuar ftesën e tij për të pushuar disa ditë me familjen e saj në Vlorë.
Kryeministrja italiane, Meloni do të kalojë 2-3 ditë në bregdetin e jugut të Shqipërisë./tvklan.al