Për Kampionatin Botëror të Atletikës “Budapesti 2023” flet kryetaja e FAMV, Aleksanda Vojnoska -Zikova

Kryeqyteti i Hungarisë nga data   19  e deri 27  gushtë është  qendër  e atletikës  botërore, pasi ka grumbulluar mbi 2000 sportistë më të mirë nga  mbi 200 vende botërore  të cilët janë duke   dëshmuar rezultate kulminante . Krahas garave  sportive në Budapest u mbajt edhe  Kongresi  i Federatës Botërore të Atletikës që drejtohet nga Sebastian Cou. Pjesë e kongresit ishte edhe kryetarja e Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut, Aleksandra Vojnoska -Zikova

Nga data 16-19 gusht në Budapest u mbajë Kongresi i Federatës Botërore të Atletikës. Ky ishte një kongres i zgjedhor ku Lordi Sebastian Cou mori mbështetjen e delegatëve për mandatin e tretë. Atletika botërore  nën drejtimin e Sebastian Cou ka shënuar suksese të mëdha dhe shpresoj që ky ritëm të vazhdojë edhe në 4 vitet e ardhshme” deklaroi Aleksandra Vojnoska – Zikova.

”Sa i përket  cilësisë së garave unë mund ta vlerësoj me nivelin më vlerësimin më të lartë për shkak të organizimit të pa  diskutueshëm  dhe pas asnjë mungesë por  dhe për shkak të pjesëmarrjes së të gjithë yjeve të mëdhenj, që i dhanë peshë shtesë të gjithë këtij eventi”.

Maqedonia e Veriut në këtë kampionat botërorë të atletikës prezantohet vetëm me maratonistin Adrijana Pop Arsova,  e cila garon sot. Për këtë kryetarja  Vojnoska  tha;”Federata e Atletikës së Maqedonisë , përfaqësohet vetëm me  maratonistin Adrijana Pop Arsova  i  cila plotësuar të gjitha  normat. Ajo  do të  paraqitet sot  dhe i dëshirojmë sukses” deklaroi ajo

Kampionati Botëror i Atlletikës “Budapesti 2023” përfundon të dielën./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share