Për herë të parë, Hezbollahu sulmon me raketa Tel Avivin

Hezbollahu pretendon se ka lëshuar një raketë që synonte selinë e Mossad pranë Tel Avivit.

Sulmi u konfirmuar edhe nga vetë ushtria izraelite e cila deklaroi se goditja e fundit nga Hezbollahu shënon “herën e parë që grupi ka gjuajtur një raketë drejt kryeqytetit izraelit”.

“Hera e parë në histori që Hezbollahu ka shënjestruar Tel Avivin”, tha IDF në një deklaratë.

Më herët, IDF tha se rrëzoi një raketë të lëshuar drejt Izraelit qendror, duke thënë se ajo u qëllua nga zona e Nafakhiyeh në Libanin jugor, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ajo pasoi sirenat paralajmëruese në Tel Aviv dhe në zona të tjera të Izraelit qendror.

Megjithatë, u raportua se raketa u kap dhe u rrëzua.

Ndryshe, bëhet e ditur se Izraeli po tingëllon “gjithnjë e më i sigurt” në drejtimin e operacioneve të tij.

Sulmet e fundit thuhet të jenë ofensiva më e madhe izraelite kundër Hezbollahut që nga lufta me Libanin e vitit 2006. /Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share