Për herë të parë bashkë në një studio, ja cilët janë dy opinionistët e Love Island

Love Island Albania po transmetohet mbrëmjen e sotme në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Studios gjigande të Love Island Albania dhe vilës luksoze të dashurisë nuk mund t’i mungonin dy opinionistët.

Ata janë pa diskutim dy më të mirët në këtë fushë dhe kush tjetër përveç Dalina Buzit dhe Olti Currit.

Dalina Buzi është e njohur për mënyrën se si ajo arrin të krijojë situata në spektakle të tilla, gjithashtu vlen të përmendet se ajo është një producente shumë e mirë në tregun shqiptar. Jemi të sigurt se Dalina do ta shohin mënyrën se si luajnë ishullorët me një sy kritik. Duke i njohur shumë mirë formate të ngjashme ‘reality’, Dalina do të japi komente e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra edhe për Love Island.

Nga ana tjetër Olti Curri është një personazh shumë i dashur për publikun për mënyrën e tij të drejtpërdrejt të të thënit të gjërave. Jemi shumë të bindur se një nga pikat kyçe të ‘reality show-t’, Love Island Albania do të jenë pa diskutim edhe opinionet e tij pikante, për çiftet, ngjarjet dhe situatat në vilën e dashurisë.

Pa diskutim dy opinionistët e Love Island Albania janë zëri i publikut në këtë ‘reality show’ dhe nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim se kë do të kritikojnë ata sot dhe ditët në vazhdim. Por ata nuk janë parë asnjëherë së bashku në rolin e opinionistëve, në një studio televizive dhe kjo është një tjetër surprizë.

Kështu pra ‘prime’ i Love Island Albania që po transmetohet ekskluzivisht në Televizionin Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës, na surprizoi ende pa nisur./ Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share