Dakordimi për datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe atyre parlamenare ka qenë tema kryesore e diskutuar sot në takimin eliderëve, sipas Fatmir Bytyqit, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
VMRO-DPMNE sipas Bytyqit, nuk e ka hapur temën e heqjes së qeverisë teknike në 100 ditët e fundit të mandatit, ashtu siç kanë paralajmëruar në media nga partia e Mickoskit.
Nuk ka pasur as edhe ndonjë tentim për arritje të kompromisit për ndryshimet kushtetuese, ndërsa siç thotë Bytyqi, kreu i VMRO-së ka qenë shumë i qetë gjatë takimit, përcjell KlanM.
Çka tjetër u fol në këtë takim, Fatmir Bytyqi e shpjegon në videon e shkurtër më poshtë!