Për 120 akademikë “rekomandimet” janë të pavlefshme

“MËNYRË BULLGAROCENTRIKE PËR INTERPRETIMIN E HISTORISË SLLAVE”

Në letrën e mbështetur nga 120 nënshkrime të akademikëve, profesorëve universitarë, historianëve dhe artistëve, rekomandimet e Komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike dhe arsimore për nderimin e përbashkët të pesë figurave historike janë TË PAVLEFSHME. Nënshkruesit, kryesisht nga institucione shkencore, por edhe persona që punojnë në Kroaci, Holandë, Britani të Madhe, Australi dhe Kanada, thonë se historia sllave interpretohet në mënyrë bullgarocentrike, gjë që për shkencën është e papranueshme.

Tekstet e miratuara për nderim të përbashkët të pesë figurave historike, Car Samoili dhe iluministët sllavë Kirili e Metodi dhe Klimenti e Naumi, të miratuara në mes anëtarëve të Komisionit Historik bullgar – maqedonas për rreth 120 akademikë dhe profesorë nga Maqedonia e Veritu dhe janë “pseudoshkencore” sepse për çështjet historike vendosin në prizmin politik.

LETRA E AKADEMIKËVE

“Rekomandimet e interpretojnë dhe e rishikojnë historinë maqedonase dhe rajonale ballkanike në mënyrë që ka pretekst politik dhe për këtë arsye shkelin parimin e shkencës dhe të etikës. Nën shfaqjen e reciprocitetit, “rekomandimet” promovojnë metodë të interpretimit arbitrar dhe të njëanshëm të fakteve historike, figurave, ngjarjeve dhe proceseve që janë të rëndësishme për më shumë popuj, kultura, shtete dhe epoka. Në ta historia maqedonase, e sllavëve të jugut, ajo e përgjithshme sllave dhe ballkanase interpretohen në mënyrë bullgarocentrike.”

Edhe pse historia e Maqedonisë së Veriut dhe e Maqedonasve është shumëdimensionale dhe përfshin më shumë epoka historike dhe të civilizimeve, në “Rekomandime” margjinalizohen periudha të rëndësisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, shtojnë nënshkruesit e letrës dhe konkludojnë se historia maqedonase është interes sovran i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashtu siç historia e Bullgarisë është interes primar i shtetit bullgar, për të cilën arsye duhet të ruhet e drejta e interpretimit shkencor dhe zyrtar të secilit shtet.

Ekipi i historianëve në Komisionin Historik të hënën u arsyetuan se me zgjidhjet e miratuara, sipas tyre – zgjidhje të kompromisit, me kolegët nga Bullgaria, nuk mohohet identiteti maqedonas, duke pranuar se presion më të madh nga pala bullgare presin në lidhje me kërkesën për bazë të përbashkët për figurat dhe ngjarjet e shekullit të 18-të dhe të 20-të. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share