“Për 12 orë, Turqia largoi pjesën më të madhe të gërmadhave” – Situatë e rëndë

Për dallim nga Turqia, shteti sirian është më pak i përgatitur për t’u përballur me katastrofa si kjo e sotmja, prandaj edhe numri i viktimave, sipas gazetarit shqiptar në Stamboll, Abdylvehab Ejupi, pritet të jetë edhe më i madh, përcjell Klan Macedonia.

“Numri i viktimave pritet që të rritet, por nuk e besoj se do të kalojë numrat pesëshifror… Duhet të kemi parasysh se edhe Siria është i prekur shumë nga ky tërmet dhe më tepër se Turqia, Siria nuk ka gatishmërinë dhe përgatitjet e Turqisë, e cila për 12 orë gati pjesën më të madhe të gërmadhave i ka çliruar dhe ato njerëz kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa Siria nuk e ka këtë potencial dhe këtë mundësi. Atje numri i viktimave pritet të jetë jashtëzakonisht i madh. Një total i të dyja vendeve  ndoshta mund ta kalojë edhe 10 mijëshin, por gjithmonë sipas kalkulimeve, ndërsa ne shkojmë sipas numrave zyrtarë”, tha Ejupi në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Klan Maqedoni me Zekirja Mexhitin.

Ja sa mund të arrijë numri i viktimave sipas kalkulimeve – video më poshtë!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share