Rrezikohet të bien në duart e kriminelëve dhe terroristëve
Armët dhe municionet që ushtria amerikane po lëvizin nëpër Evropë me destinacion Ukrainën rrezikohen të vidhen ose humbasin sepse masat e sigurisë nuk po zbatohen në mënyrë efektive.
Ky është alarmi që përmban një raport i Pentagonit, i cituar nga ANSA, i cili drejton gishtin në veçanti ndaj një prej bazave logjistike të vendosura në Poloni.
Raporti u krye nga inspektorë e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes nga Janari në Qershor të këtij viti. Raporti i Pentagonit përmend dy transferime armësh.
E para kishte të bënte me 60 kontejnerë të mbërritur me tren nga Gjermania, bashku me 6 obusë dhe 6 transportues municionesh artilerie. Dërgesa e dytë ishte transferimi i 14 tankeve, 12 anti-tankeve dhe 7 transportuesve të municione.
Në të dyja rastet, hetuesit e Departamentit amerikan të Mbrojtjes zbuluan se ushtarët e ngarkuar me ruajtjen e pajisjeve nuk ishin “plotësisht të përgatitur” për misionin e tyre.
Për më tepër, në qershor, disa kuti municionesh u vodhën nga njëri prej trenave, por më vonë u gjetën nga policia polake. Pentagoni vë alarmin për parandalimin e rënies së këtyre armëve në duart e kriminelëve dhe grupeve terroriste.
Tv Klan