Pensionistët protestojnë në Shkup, kërkojnë rritje të pensioneve

Rritje të pensionit minimal me pagën minimale dhe rrritje lineare të të gjitha pensioneve kërkuan pensionistët në protestën e sotme.

Në protestën, që u mbajt në Parkun e gruas, në Shkup pensionistët theksuan se nuk bëhet fjalë për protestë partiake por ekzistenciale.

Sipas tyre, vlera momentale e pensioneve nuk mjafton për një jetë të denjë.

Konform Metodologjisë së re për llogari të pensioneve, në mars pensioni mesatar nga 17.666 denarë është rritur në 19.150 denarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share