RRITEN ÇMIMET E ILAÇEVE
Pensionistët në RMV e kanë të vështirë të përballojnë çmimet e ilaçeve, por edhe mungesa e shumë barnave nëpër farmaci është shqetësim shtesë për ata. Luhatje më e madhe vërehet tek baranat që shiten pa recetë. Tek barnat që i mbulon Fondi Shëndetësorë, nga farmacitë thonë se rritja është jo më e lartë se 100 denarë.
Pensionistët ankohen se me të ardhurat e tyre mujore, e kanë shumë të vështirë të blejnë ilaçet, dhe paralelisht të mbulojnë shpenzimet tjera.
“Unë jamë pensionist vet e kupton. Jam në dializë, i paguaj sikur mos me qenë në dializ, ska përparësi aspak” – tha një pensionist.
“Vështirë është, për neve pensionistët është e shume vështirë, ne jemi delikat a kupton, edhe me sëmundje, edhe kur shkojmë në spital participim paguajmë sikur me qenë privat,kupton. Është punë e vështirë unë jam në dializë, shkoj shpesh jam bërë krejt me fistula me krejt, shkoj. Mito, si mos kesh mito s’ka…”
“Cfarë të dalme more vëlla, me pension me 100 cka do bësh, cka ben ti me 100 euro dhe me 200 euro, une muaj per muaj jap nga 100 euro ilaçet i kam, kan hip ilaçet unë pension mar 100 euro, 6200 denarë. Si ja dilni? Kurqish hiç.
“Thojnë që kan hip, ama sa kan hip tek kan hip se di. Provuam të kontaktojmë fondin shëndetësor për të pyetur rreth rritjes së çmimeve të barnave dhe mungesën e shumë ilaçeve për pacientët në RMV, por nga atje nuk morrëm përgjigje.”
Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka deklaraur që është në pritje për të emëruar drejtorin e ri të Fondit Shëndetësor. Lista pozitivë, siç tha një ditë më parë Taravari, ka 15 vite që nuk përditësohet.
Ky problem sipas tij, do të zgjidhet brenda dy javësh. Tentuam të kontaktojmë me Fondin Shëndetësorë për të kuptuar se cilat barna mungojnë, por deri tani nuk kemi përgjigje. /tvklan.mk/