Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatori, presidenti Stevo Penbdarovski nderoi me Dekoratën “8 Shtatori” sportistët Shaban Trstena, Olivera Nakovska – Bikova, Branimir Jovanovksi dhe Dejan Georgievski.
Ndër heronjtë e rrallë të pavarësisë së Maqedonisë janë sportistët që me sukseset e tyre na lidhën edhe kur jemi thellësisht të ndarë, theksoi Pendarovski.
Do të filloj me njeriun i cili në 1992 na e solli medaljen e parë në pavarësi kampioni i jonë paraolimpik Branimir Jovanovski, i cili nga Barcelona na e solli medaljen e arit në disiplinën e pistoletës ajrore, tha Pendarovski.
Gjithashtu Olivera Nakovska Bikova do të dekorohet me këtë çmim për atë se njihet si kampione e shumëfishtë në Maqedoni në disiplinën e pistoletës ajrore. Në këtë disiplinë, ajo fitoi medaljen e artë në Lojrat Paraolimpike Verore në Londër.
Ndërsa Shaban Trstena dekorohet me çmimin 8 shtatori për atë se në vitin 1984 në Los Angeles në moshën 19 vjeçare u bë mundësi më i ri që ka fituar medalje të arit në Lojërat Olimpike, I cili më pas 4 viteve ne Seul fitoi medalje të argjendtë.
Ndërsa Dejan Georgievski mer këtë çmim për rezultatin e arritur vitin e kaluar në lojrat olimpike ku fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e takevondos.
Këta sportistë vijnë nga një vend I vogël dhe për fat të keq me të ardhura shumë të paktë në sport, mirëpo ato nuk I ka ulur ajo që të punojnë për sportin dhe për atdheun tonë të përbashkët deklaroi Pendarovski./KlanMacedonia