Pendarovski: Uniteti dhe kursi evropian të patjetërsueshme!

“PAS ZGJEDHJEVE TË PASTROHEN GJYKATËSIT DHE PROKURORËT”

Me vite po ballafaqohemi me rezistencë gjatë çdo përpjekjeje për reforma thelbësore në pjesën e sistemit gjyqësor, për shkak të lidhjes midis politikanëve dhe afaristëve me gjykatësit dhe prokurorët që në dekadat e kaluara krijoi atmosferë ku zhvilluam korrupsion endemik i cili e rrezikon vitalitetin e shtetit, kështu është shprehur presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në fjalimin e fundvitit.

Duke drejtuar kritika të ashpra ndaj sistemit gjyqësor dhe nivelit të lartë të korrupsionit, Pendarovski tha se, asnjë ligj nuk mund ta ndryshojë realitetin nëse kriter i vetëm gjatë përzgjedhjes është klientelizmi partiak dhe lidhjet me oligarkinë.

“Për fat të keq lihet përshtypja se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë luftëtarë më të vendosur kundër korrupsionit te ne sesa institucionet tona. Megjithatë, sanksionet e huaja nuk mjaftojnë, jo vetëm se nuk ndiqen me sanksione vendase. Këtu, dua t’i rekomandoj parlamentit të ardhshëm atë që tashmë e kam propozuar publikisht disa herë: menjëherë pas zgjedhjeve të zbatojmë pastrim edhe te gjykatësit edhe te prokurorët, por së pari, te ne – politikanë. Dhe për secilin, për të cilin nuk ka arsyetim logjik si është bërë milioner me rrogë shtetërore, duhet të ketë menjëherë jo vetëm dorëheqje por edhe procedurë penale”, tha Stevo Pendarovski.

Duke folur për ardhmërinë e shtetit, Pendarovski tha se, rruga eurointegruese duhet të vazhdojë. Sipas tij, me shtyrjen e ndryshimeve kushtetuese, do të lëshojmë edhe një shans i cili mund të na kushtojë minimum edhe një dekadë jashtë integrimeve, kurse kjo do të  nënkuptojë progres më të vogël ekonomik, standard më të keq për qytetarët dhe shpërngulje më të madhe të qytetarëve.

“Në raport me ndryshimet kushtetuese, përbërja e ardhme parlamentare duhet ta vazhdojë debatin mbi baza reale dhe me një raport shumë më të ndershëm ndaj opinionit maqedonas. Është e qartë si kristal se korniza evropiane nuk mund të ndryshojë për më mirë, as marrëveshja bilaterale me Bullgarinë, pavarësisht se kush është në pushtet në Bruksel apo në Sofje”, tha Pendarovski.

Pendarovski foli edhe për tragjedinë e vrasjes së 14 vjeçares, Vanja Gjorçevskës, për çka tha se, nëpërmjet tragjedisë personale të Vanjës së vogël dhe të familjes së saj, mund ta shihnim si në pëllëmbë të gjithë patologjinë e tranzicionit maqedonas, ambientit, të cilin, të gjithë ne, më shumë apo më pak, e krijuam në 32 vitet e kaluara./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share