Presidenti Stevo Pendarovski u është drejtuar qytetarëve me urim me rastin e 23 Tetorit – Ditës së luftës revolucionare maqedonase ku thotë se si para 130 viteve, tani duhet të tejkalojmë përçarjet dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët – shtet ligjor demokratik dhe funksional me mundësi të barabarta për jetë dinjitoze dhe përparim për secilin qytetar.
“Në këtë ditë, saktësisht 130 vjet më parë, gjashtë të rinj themeluan organizatën revolucionare maqedonase, e cila arriti të bashkojë njerëzit më të guximshëm dhe më të arsimuar të kohës së tyre rreth një qëllimi të përbashkët – shteti i lirë maqedonas. Ky brez i ri dhe i avancuar arriti të forcojë besimin e popullit maqedonas se vetëm me forcat e veta mund të luftojnë për liri dhe drejtësi”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.
“Edhe pse për shkak të propagandës, presioneve dhe aspiratave fqinje, lufta jonë revolucionare pati suksese dhe dështime qëllimi mbeti i njëjtë.. Kryengritja e Ilindenit i dha Republikës së Krushevës, Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste shtetformues.
Gëzuar dhe të përjetshëm 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!”, tha Pendarovski.