OPOZITA: KJO SQARON PSE SISTEMI GJYQËSOR KA BESUESHMËRI TË ULËT
Presidenti Stevo Pendarovski në reagimin e tij sa i përket zhvillimeve të djeshme në Këshillin Gjyqësor, ka thënë se kanë ndodhur skena të cilat nuk i ngjajnë organit që ka rol shumë përgjegjës, marrë parasysh kompetencat që ka në zgjedhjen dhe shkarkimin e gjykatësve dhe vlerësimin e punës së gjykatësve, njofton KlanM.
“Me veprime të këtilla, ulet edhe më shumë besueshmëria jo vetëm e Këshillit Gjyqësor, por edhe besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor” – tha Stevo Pendarovski.
Në lidhje me zhvillimet e djeshme në Këshillin Gjyqësor kanë reaguar edhe nga partitë opozitare, sic percjell KlanM, prej ku kanë thënë se kjo vetëm se e konfirmon se pse sistemi gjyqësor ka besueshmëri të ulët.
“Është precedent, për këtë sistemi gjyqësori ka besueshmëri më të ulët se 4 përqind, a ka ndodhur kjo ndonjëherë?! Është precedent, sikurse edhe përditshmëria në Republikën e Maqedonisë, asgjë më shumë” – tha Dafina Stojanovska.
Ndërkohë, nga partitë në pushtet, janë përmbajtur nga komentet, duke thënë se me atë se çfarë ka ndodhur në këtë organ gjyqësor, duhet të merren institucionet kompetente.
“Si proces dhe mundësi, çdo gjë s’është ligjore, që është shkelje, duhet të sanksionohet dhe duhet veprohet nga gjithë sistemi, duke filluar nga Ministria e Drejtësisë dhe gjithë organet respektabile të cilat kanë të drejtë t’i sanojnë këto lëshime” – tha Adnan Neziri, ASH.
“Personalisht, si Martin Kostovski, mund ta vlerësojë si negative sjelljen e tillë në Këshillin Republikan Gjyqësor, megjithatë për informata më të detajuara, duhet të pyesni në këtë organ të pavarur gjyqësor” – tha Martin Kostovski, LSDM.
Kujtojmë se, gjatë seancës së djeshme të Këshillit Gjyqësor, pas zënkave dhe tensioneve disa orëshe, shkarkuan në mënyrë të paligjshme kryetaren Vesna Dameva me vetëm 6 vota dhe pa respektimin e procedurës, me propozim të zëvendësit të saj, Selim Ademi. Anëtarët e këtij Këshilli, sic percjell KlanM, kanë akuzuar Damevën se ka fshehur nga anëtarët letrën e ambasadores amerikane. Dameva nga ana tjetër është arsyetuar se ka qenë në pushim. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi