Pendarovski: Të dëgjohet zëri i grave nga mjediset rurale!

DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS RURALE – SHUMË PUNË NË PËRBALLJE ME SFIDAT

Gratë nga mjediset rurale përballen me numër të madh të sfidave; përjashtime sociale, papunësi, diskriminim gjinor, shpërndarje jo e drejtë e të ardhurave dhe resurseve, dominimi i normave tradicionale, përjashtime nga pronësia e pronës dhe tokës bujqësore e të ngjashme. Kushtet e këtilla I detyrojnë gratë rurale që të jetojnë në varfëri të madhe duke nxitur migrimin. Ky ishte mesazhi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas rurale që organizohet nga Federata Kombëtare e Fermerëve me mbështetje të organizatave nga Suedia dhe Gjermania. Mesazh për këtë ditë dha edhe Presidenti Stevo Pendarovski.

“Zëri i gruas rurale, nevojat dhe problemet e saja me të cilat përballet duhet të dëgjohen dhe të zgjidhen. Mbështetja e kësaj kategorie të grave nuk guxon të jetë vetëm declarative dhe dedikuese, sic është shpeshherë, dhe jo vetëm në ditën ndërkombëtare, por thelbësore dhe e përditshme. Për këtë shkak duhet angazhimi I të gjithëve dhe partneritete funksionale midis institucioneve shtetërore dhe organizatave qytetare për të kycur gratë rurale në procesin e vendimarrjes në të gjitha nivelet, me cka do të shndërrohen në kreatorë të politikava dhe nismave për përmirësimin e situatës së tyre. Me fjalë të tjera, ata vet duhet të vendosin për vete dhe rolin e tyre në shoqëri” – deklaroi Stevo Pendarovski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share