Pendarovski takon presidentin malazez

Takimi i presidentit Pendarovski me presidentin e Malit të Zi, Milatoviq

Presidenti Stevo Pendarovski, në margjinat e Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, mbrëmë pati një takim me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, përcjell tvklan.mk.

Në takim, siç thuhet, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, duke shprehur kënaqësinë për kultivimin e partneritetit dhe miqësisë tradicionale mes dy vendeve.

“Presidenti Pendarovski dhe presidenti Milatoviq vlerësuan se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si aleatë në NATO dhe vende me përkushtim strategjik për anëtarësim në BE, ndajnë të njëjtat vlera, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të zgjeruar rajonal si një parakusht kyç për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit më të madh ekonomik të vendet e Ballkanit Perëndimor”, thonë nga presidenca./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share