Pendarovski: Shanset janë të vogla të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese në Kuvend

PO PËRBALLEMI ME NJË FUSHATË SERIOZE DEZINFORMATIVE TË PRODHUAR NGA RUSIA

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në një intervistë për gazetën greke Etnos, thotë se shansat janë shumë të vogla që në kuvend të sigurohet shumicë prej dy të tretave për votimin e ndryshimeve kushtetuese, raporton Klan M.

Për presidentin e vendit Stevo Pendarovski prpozimi frances është një lloj kompromisi kalimtar me një pengesë e vendosur rrugës. Megjithatë, sipas tij, shansat janë shumë të vogla që partitë në kuvend të siguronë shumicë prej dy të tretave për të mbështetur amendamentin që ka të bëjë me përfshirjen e Bullgarëve në kushtetut.

“Pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, më në fund do të fillonim negociatat për anëtarësim dhe ky është përfitimi më i madh i saj. Megjithatë, pas procesit të shqyrtimit, ekziston një parakusht për vazhdimin e negociatave, e ai është amendamenti me të cilin bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e Maqedonisë. Duke marrë parasysh ndarjen aktuale politike, shanset janë shumë të vogla që ndonjë parti politike të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në parlament që do të mbështeste atë amendament kushtetues”, vlerësoi kreu i shtetit.

Në këto momente vendimtare për vendin Presidenti Stevo Pendarovski tregon se Rusia prodhon kërcënime jashtëzakonisht serioze hibride për të gjithë rajonin e Ballkanit, veçanërisht propagandë politike dhe fushatë dezinformimi,

“Në Maqedoninë e Veriut, kompleksiteti dhe intensiteti i tyre është i njëjtë me atë të vitit 2018, gjatë referendumit pas Marrëveshjes së Prespës. Nuk kam njohuri të plota për vendet e tjera, por disa pika të dobëta në rajon janë të njohura mirë për Moskën dhe sigurisht që po përpiqet të depërtojë”, thotë Pendarovski.

Lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Prespës Pendarovski theksoi se dinamika varet nga zhvillimet e brendshme politike në Greqi. Ai shprehu shpresën se tri memorandumet e dakorduara dhe të nënshkruara tashmë në vitin 2019 do të të ratifikohen dhe do t’i hapin rrugën marrëveshjeve të reja dypalëshe mes dy vendeve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share