Pendarovski: Retorika bullgare është qetësuar muajt e fundit

“MBETET TË SHOHIM NËSE PAS ZGJEDHJEVE DO TË KETË QEVERI POLITIKE NË SOFJE”

Atë që unë mund ta vërejë është se, muajt e fundit është kryesisht e qetësuar retorika që vjen nga Sofja drejt Shkupit, kështu u shpreh presidenti Stevo Pendarovski pas takimit trilateral që zhvilloi sot në Sofje me homologun e tij bullgar, Rumen Radev dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Leyen. Ai tha se kjo frymë është vërejtur edhe në disa bisedime në tema politike që ka pasur me presidentin bullgar. Pendarovski theksoi se ka pranuar ftesën për të udhëtuar në Sofje pasi bëhet për energjetikë dhe se çdoherë është i gatshëm të bisedojë për tema të shekullit, ndërsa nuk do të vepronte njëjtë nëse ftesa do të kishte të bënte me temën e historisë. Ai tha se këtë, ia ka shprehur edhe presidentit bullgar gjatë takimit.

“Dua të kthehemi në atë që ishte minimum para dy viteve, ajo agjendë e pastër evropiane dhe kritere për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nuk dua të flasim për historinë apo historia të dominojë, çfarë duhet të bëjmë ne që jemi zgjedhur në vitin 2019, 2020, 2021, 2022. Mendoj se ka mirëkuptim në Sofje në atë aspekt, megjithatë mbetet të shohim nëse nesër pas zgjedhjeve do të kenë qeveri politike, sepse e dini qeveritë teknike megjithatë kanë kapacitet dhe kompetenca të kufizuara”.

Pendarovski theksoi se ka pranuar ftesën për të udhëtuar në Sofje pasi bëhet për energjetikë dhe se çdoherë është i gatshëm të bisedojë për tema të shekullit, ndërsa nuk do të vepronte njëjtë nëse ftesa do të kishte të bënte me temën e historisë. Ai tha se këtë, ia ka shprehur edhe presidentit bullgar gjatë takimit./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share