Pendarovski: Qasje në mekanizmat e BE-së për ballkanin perëndimor

TAKIMI I 11-të NË KUADËR TË PROCESIT “BRDO-BRIONI”

Presidenti I Sllovenisë, Borut Pahor, është nikoqir I liderëve të Ballkanit Perëndimor më takimin e 11 të Procesit Brdo-Brioni, që mbahet në Bled të Sllovenisë. Qëllimi I takimit, sic është thënë, është që të përshpejtohet perspektiva evropiane e rajonit.

Në takimin e 11-të të procesit Brdo-Brioni në Bled të Sllovenisë, Presidenti Stevo Pendarovski ka theksuar se pret që në takimin e ardhshëm të Bashkësisë Politike Evropiane që duhet të mbahet në fillim të Tetorit, të përshpejtohet zgjerimi I BE-së.

Presidenti Stevo Pendarovski ka theksuar se vendeve të Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë duhet t`u mundësohet qasje e domosdoshme në mekanizmat e BE-së si mbështetje për krizën ekonomike dhe energjetike. Me qëllim të amortizimit të efekteve negative të luftës në Ukrainë, Pendarovski ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe dialog të përforcuar.

Në takimin e Kranjit me ftesë të presidentëve slloven dhe kroat, Pahor dhe Milanoviq, kanë marrë pjesë Presidenti I Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryesuesi dhe dy anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Durakoviq, Milorad Dodik dhe Zheljko Komshiq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, I Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti I Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share