Sinqerisht shpresoj se javën e ardhshme në Bruksel, liderët e BE-së përfundimisht do ta realizojnë premtimin e Marsit 2020, kur Këshilli për Punë të Përgjithshme njëzëri miratoi vendimin që në afat sa më të shkurtër të nisin negociatat aderuese me RMV-në, ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për media me Presidentin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, në Ohër.
“Sot biseduam për atë se me prolongimin e eurointegrimeve të RMV-së po cënohet kredibiliteti I BE-së, që njëkohësisht do të thotë rënia e ndikimit në mesin e qytetarëve tanë. Kushtëzimi i një vendi anëtar ndaj një vendi kandidat për anëtarësim për shkaqe dypalëshe jo vetëm që në mënyrë flagrante shkel premtimin për të ardhme evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimot, por ka kundësi që tërësisht ta kompromitojë politikën e zgjerimit dhe të ngritet në një presedan të rrezikshëm që do t`i jep fund këtij procesi, që me vite ishte vlerësuar si politikë më e mirë e jashtme e BE-së” – ka thënë Presidenti Stevo Pendarovski.
Presidenti Pendarovski ka theksuar se për momentin në Maqedoninë e Veriut nuk ka mbërritur propozimi francez për heqjen e vetos bullgare.
“Ne në Shkup, nuk e kemi parë propozimin francez. Ne bisedojmë me kolegët tanë bullgar dhe për këto bisedime jeni të njoftuar nga MPJ-ja. S`kam ndërmend të komentoj atë që po ndodh në Sofje, është dinamikë e tyre e politikës së brendshme. Ne me kolegët bullgar bisedojmë në kuadër të dialogut që e kemi tashmë disa muaj” – ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski. /KlanMacedonia/