Pendarovski priti Kurtin dhe Vuçiqin: E rëndësishme që takimi mbahet në Ohër

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Ohër ka pritur në takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Josep Borrell, Presidentin e Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti  para sesionit punues të negociatave në kuadër të dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë nën patronazhin e BE-së, përcjell KlanM.

“Presidenti Pendarovski konsideron se është jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo seancë pune e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të mbahet në Ohër, sepse është shenjë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka treguar sjellje atipike ballkanike në vitet e kaluara dhe funksionon si një demokraci e vërtetë multietnike, e cila është e rrallë dhe në korniza më të gjera. Ne e perceptojmë këtë si një njohje të asaj që është arritur në periudhën e kaluar dhe një nxitje për forcat politike të brendshme për të vazhduar me reformat evropiane, në mënyrë që ne të bëhemi sa më shpejt një anëtar i plotë dhe formal i Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Presidencës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share