Presidenti Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhein.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, theksoi se të dyja vendet në vazhdimësi po ndërtojnë marrëdhënie partneriteti, të cilat reflektohen jo vetëm përmes nivelit të lartë të dialogut politik, por edhe përmes bashkëpunimit në fusha nga interesi i ndërsjelltë.
“Mbretëria e Suedisë do të kryesojë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2023 dhe jam i bindur se mbështetja për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me tempo të pandërprerë”, theksoi presidenti Pendarovski.
Ambasadorja e sapoemëruar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shpejtë dhe të fuqishme të Maqedonisë së Veriut për ratifikimin e protokolleve për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë në NATO, si dhe për qëndrimet parimore të Maqedonisë së Veriut në kontekstin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në kontinentin evropian.
Presidenti Pendarovski ambasadores se sapoemëruar Ami Larson Xhein i uroi mandat të sukseshëm gjatë kohës së mandatij të saj diplomatik në RMV.