ARSOVSKA: QYTETI I SHKUPIT SI QYTET I SOLIDARITETIT E DI SE ÇFARË DO TË THOTË TË NDIHMOHESH NË FATKEQËSI NATYRORE
Për një shtet të sigurte i cili është i emëruar si zonë tërmetesh, më e rëndësishme është që të respektohen standardet të cilat janë vendosur nga Instituti për Inxhinieri Tërmetesh dhe Sizmologji (IITSSH) thotë i pari i shtetit, Stevo Pendarovski.
“Rindërtimi i Shkupit nënkuptonte jo vetëm ndërtimin e ndërtesave dhe infrastrukturës, por edhe ngritjen e standardeve të ndërtimit, për këtë qëllim, në vitin 1965 u krijua edhe Instituti për Inxhinieri Tërmetesh dhe Sizmologji, në fillim i quajtur Instituti për Inxhinieri Sizmologji të përgjithshëm me detyrë të bëjë mbikëqyrjen e rindërtimit, ndihmën e qytetit dhe sigurimin e kërkimeve të vazhdueshme në fushën e sizmologjisë dhe inxhinierisë së tërmeteve” – tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska u shpreh se tërmeti duhet të na rikujtoj që çdoherë duhet të ndihmojmë në ato vende ku ndodhin fatkeqësitë natyrore.
“Çdo vit e kujtojmë, atë që ndodhi në ngjarjen tragjike dhe janë në qendër të vëmendjes sonë, por gjithashtu duhet të jemi të përkushtuar dhe të parandalojmë që ajo që na ndodhi të mos ndodhë më kurrë. Qyteti i Shkupit si qytet i solidaritetit e di se çfarë do të thotë të ndihmohesh në momente të tilla tragjike dhe prandaj jemi ndër të parët që u përgjigjemi të gjithë fqinjëve tanë, vendeve mike, qyteteve kur ata gjenden në një situatë të ngjashme të prekur nga ndonjë lloj fatkeqësie natyrore” – tha Danella Arsovska.
Këto komente u bënë në orgnaizimin e Instituti për Inxhinieri Tërmetesh dhe Sizmologji në prag të 60 vjetorit nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Shkup.
Në këtë eveniment përveç përfaqësuesve të lartë shtetëror të vendit i pranishëm ishte edhe EU ambasadori Dejvit Gir. Ndryshe tërmeti, me fuqi 6.1 ballë ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, dridhja zgjati për rreth 20 sekonda dhe u ndje më së shumti përgjatë luginës së lumit Vardar, mbi 1.000 njerëz humben jetën ndërsa u lënduan mbi 4,000 persona. Më shumë se 200,000 njerëz mbetën të pastrehë dhe rreth 80 % e qytetit të Shkupit u shkatërrua. /KlanMacedonia/