“PËR MOMENTIN S`KA KONSENSUS PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE”
“Përse identiteti I dikujt të fshehet pas shifrave?”. Në këtë mënyrë Presidenti Stevo Pendarovski e ka komentuar ndryshimin e frazës “20%” me “gjuhën shqipe”. Cështja e gjuhës shqipe në Kushtetutë aktualisht është e përkufizuar si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës që jeton në këtë shtet, pwrcjell KlanM.
“E kam thënë disa herë dhe para dy-tri vieteve. Absolutisht nuk më pengon dhe i pari do ta mbështes për shkak se mendoj se është natyrore, normale. Përse identitetin e dikujt, që është I qartë I pakontestueshëm, të fshehet pas shifrave” – tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Për marrëveshje partiake për ndryshimet kushtetuese duhet të ketë pajtueshmëri nga palët pjesëmarrëse. Sipas tij, sic percjell KlanM, për momentin nuk ka një konsensus të këtillë.
“Nëse dikush dëshiron të bisedojmë për modelin kroat, pala tjetër do të thotë se këtë cështje e kemi zgjidhur para më shumë se 20 viteve. Nëse të parët thonë të bisedojmë për Bullgarët në Kushtetutë si kusht për vazhdimin e rrugëtimit evropian, pala tjetër do të thotë jo. Me forcë nuk mund të detyroni askend për të biseduar” – tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Presidenti Pendarovski duke u përgjigjur nëse do t`I nënshkruajë ndryshimet ligjore për ndërtimin e Korridorit 8, sic njofton KlanM, ka theksuar se kur të votohen në parlament do të ulet me ekipin e tij të ekspertëve duke u shprehur I prerë se gjatë nënshkrimit të dekreteve për ligjet nuk pranon këshilla nga askush, aq më pak nga partitë politike.
Këto komente, sic njofton KlanM, Presidenti Pendarovski I bëri në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë ku ka mbajtur një ligjëratë për studentët e këtij institucioni arsimor. /KlanMacedonia/