RMV KRYESON PBEJ-në ME MOTON “TEJKALIMI I NDARJEVE, NDËRTIMI I BESIMIT!”
“Tejkalimi i ndarjeve, ndërtimi i besimit” është motoja e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, njofton KlanM.
Në Podgoricë, në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të këtij procesi, Presidenti Pendarovski, sic njofton KlanM, tha se fokusi kryesor do të jetë pajtimi, bashkëpunimi rajonal dhe përshpejtimi i integrimeve euroatlantike.
“Duke marrë parasysh luftën në Ukrainë, si sfidë serioze për kontinentin evropian dhe më gjerë, por edhe sfidat që dalin nga cështjet e pazgjidhura në rajonin tonë, si kryesues të ardhshëm do të fokusohemi tek parimet që përmenden në dokumentet e themelimit të kësaj nisme – marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, stabilitet, siguri dhe integrimi I vendeve tona në familjen evropiane” – tha Pendarovski.
Presidenti Pendarovski, sic njofton KlanM, ka shprehur kënaqësinë nga njoftimi I paradokohshëm I Presidentit të Komisionit Evropian për Planin e ri për rritje për Ballkanin Perëndimor, për të cilin tha se është tërësisht në pajtim me kërkesat që të fitohet një përparësi e caktuar nga anëtarësimit në BE, para anëatërsimit formal. /KlanMacedonia/