“RRUGA JONË DREJT BE-së ËSHTË E QARTË”
Rruga jonë drejt Evropës është e qartë. Bëhet fjalë për kornizë negociuese që e miratuam vitin e kaluar. Në këtë kontekst, kërkesa të reja nga Bullgaria nuk lejohen – deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski, sic njofton KlanM, pyetur t`i komentojë deklaratat e Presidentit bullgar, Rumen Radev që lidhen me ndryshimet kushtetuese.
“Mendoj se Bullgaria është vendi i fundit anëtar I BE-së që mund të na mbajë ligjërata për Kriteret e Kopenhagës, duke marrë parasysh se Bullgaria si vend anëtar I Këshillit të Evropës ka respektuar më pak vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” – tha Pendarovski.
Presidenti Pendarovski ka theksuar se gjatë vizitës në Podgoricë ka realizur një takim të shkurtër me homologun bullgar Radev, ku, sic percjell KlanM, kanë biseduar për këtë temë, por lidhur me deklaratën e tij, tha se bëhet fjalë për “reciklim të rrëfimit të vjetër bullgar”.
“BE pikërisht sot kremton 30 vjetorin e Kritereve të Kopenhagës, që janë kushtet kryesore të kritereve sipas së cilëve hyhet në BE. Në shumë mirë I dimë kriteret e Kopenhagës dhe them se Maqedonia është vendi më I përgatitur në historinë e BE-së, që për momentin nis negociatat” – tha Pendarovski.
Këto komente Presidenti Pendarovski i bëri para nisjes së konferencës “Krste Misirkov dhe gjuha maqedonase – burime të hulumtimeve shkencore” në kuadër të ditëve të hapura të Institutit për gjuhë maqedonase “Krste Misirkov”. /KlanMacedonia/