Pendarovski nuk do të kandidohet për mandat të dytë presidencial!

“KORRUPSIONI PROCES I GJATË, DUHET KONSENSUS SHOQËROR DHE POLITIK”

Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se nuk mendon që të kandidohet për mandatin e ardhshëm presidencial. Ai negativisht është përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të kandidohet sërish, pa dhënë detaje tjera.

Presidenti Pendarovski mori pjesë në forumin e hapur për antikorrupsion në organizim të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar ku theksoi se lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë për të cilën duhet vullnet politik dhe konsensus të gjerë shoqëror dhe politik.

“Funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të punojnë dhe të ndërtojnë, pa vjedhur. Duhet të kuptojmë se shuma e vogël nuk e bën korrupsionin më pak serioz. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për 500 ose 500.000 denarë, korrupsioni është korrupsion dhe nuk duhet të tolerohet” – tha Pendarovski.

Ndryshe, para dy ditëve në takimin e liderëve në Kuvend, u arrit marrëveshja që 8 Maji të jetë data kur në Maqedoninë e Veriut do të votohet në zgjedhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Më 24 prill do të mbahet rrethi I parë I zgjedhjeve presidenciale. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share