Pendarovski në anije, ndjek nga afër zhvillimin e Maratonës së Notit në Ohër

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka ndjekur nga afër zhvillimin e Maratonës së Notit në Ohër. Pendarovski ka takuar edhe disa nga fituesit e garave ndërkombëtare në not.

“Liqeni i qetë, fat dhe garë të suksesshme pjesëmarrësve të sivjetmë të Maratonës së 35-të të Notit në Ohër. Jam i kënaqur që një pjesë të garës e ndoqa nën shoqërinë e nxënësve, fitues të çmimeve në garat ndërkombëtare, të cilët sot janë në vizitë në kuadër të “Kabinetit të hapur për nxënësit e talentuar”. Shihemi në vijën e finishit”, ka shkruar Pendarovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share