Pendarovski: Ndryshimet Kushtetuese do të miratohen në fund të shtatorit

Presidenti Stevo Pendarovski nga Shqipëria atje ku po zhvillon vizitë zyrtare me ftesë së presidentit shqiptar ka folur dhe për ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen në Kuvend. Ai u shpreh optimist se megjithë mospajtimet që ka opozita shpreson që në fund të shtatorit do të miratohet ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimet e dy grupeve në parlament për ndryshimet kushtetuese janë të qarta. Nuk ka ndryshuar deri tani. Procedura në Kuvend fillon nga e marta. Pres që në muajt e ardhshëm, theksoj qëllimisht disa muaj, të ketë bisedime intensive mes këtyre dy blloqeve, qeverisë dhe opozitës. Diplomatët e huaj janë një segment i veçantë, natyrisht, në të cilin më në fund do të mund të bindemi se ky është një moment strategjik që nuk duhet ta humbasim për të ardhmen e vendit, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet nesër apo pasnesër. Më lejoni t’i kthehem terminologjisë që po e them në afate kohore” – tha Pendarovski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share