Pendarovski: Lufta në Ukrainë ka cënuar tregjet, mundësi për tensione edhe në rajon

Presidenti Pendarovski në fjalimin vjetor në Kuvend, është prononcuar edhe për luftën në Ukrainë, ku sic njofton KlanM, duke potencuar se agresioni rus ka cënuar tregjet për ushqim dhe energji në botë, por, para së gjithash, infrastrukturën e sigurisë në Evropë që u krijua pas rënies së komunizmit.

“Edhe pse Ballkani Perëndimot në shikim të parë është shumë larg nga ajo anë e botës, nuk mund të përjashtohet që në kontekst të caktuar të ketë mundësi për rritje të tensioneve edhe në rajonin tonë. Kemi patur refugjatë ukrainas, kemi shtetas të Rusisë dhe firma të formuara nga ata, kemi regjistruar një intensitet të lartë të sulmeve kibernetike, kurse potencial kanë edhe pikat tashmë të njohura fragile në rajon; veriu I Kosovës, entiteti Republika Srpska në B e H, ku rol kyc stabilizues kanë misionet ndërkombëtare” – ka thënë në Kuvend Presidenti Stevo Pendarovski. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share