Pendarovski: Korniza MKD 2030 – katër prioritete për dalje nga krizat

“DIAGNOZA E PROBLEMEVE NË RMV – SHQETËSUESE”

Të rinjtë masivisht po largohen, qytetarët janë shëndërruar në pasiv dhe apolitik, kurse mosbesimi në institucione është kronike. Shoqëria thellë është e ndarë, kurse perceptimi se është e pamundshme të përparohet në bazë të cilësive dhe aftësive personale është gjithëpërfshirëse. Në këtë mënyrë e ka karakterizuar situatën aktuale në vend Presidenti Stevo Pendarovski gjatë prezantimit të dokumentit strategjik “Korniza për Zhvillim MKD 2030”. Rekomandohen katër prioritete, raporton Klanmacedonia.

Diagnoza e problemeve me të cilët me vite përballet Maqedonia e Veriut është shqetësuese – paralajmëoi Presidenti Stevo Pendarovski duke prezantuar Kornizën për Zhvillim MKD 2030. Rritja modeste ekonomike, niveli I ulët I konkurencës, moskycja e mjaftueshme në zinxhirët ndërkombëtar të furnizimeve, korrupsioni, klientelizmi dhe ekonomia gri, sipas Presidentit, ndjekin vendin që nga pavarësimi.

“Integrimet e bllokuara evropiane rezultuan me kriza të shpeshta politike, polarizimin e shoqërisë dhe institucioneve. Investimi modest në hulumtime dhe zhvillim zvogëloi produktivitetin. Gjithë kjo ndikoi ndaj rritjes së BPV-së, ndaj rrogave dhe standardit të qytetarëve vecanërisht të rinjve. Nga të dhënat e shumta negative, do të ndajë vetëm nj; në vitin 2020 rreth 21.8% e popullsisë ka jetuar nën pragun e varfërisë. Për shkak të efekteve të kombinuara të krizave shëndetësore, energjetike dhe ekonomike, shifrat sot janë më të larta” – tha Pendarovski.

Përse në kornizë është vënë MKD dhe 2030-ta? Sipas Presidentit bëhet fjalë për kornizë autentike vendore që deri në vitin 2030 të bëhen intervenimet e domosdoshme për zhvillim. Nga procesi që zgjati me muaj janë kristalizuar katër prioritete, me 166 rekomandime në 24 fusha.

“Prioriteti I parë është rritja e përshpejtuar ekonomike. I dyti – mbrojtja e ambientit jetësor në nivel të mesatares evropiane dhe politikave të ridefinuara energjetike, prioriteti I tretë – digjitalizimi, kurse I katërti arsimi, të rinjtë dhe zhvillimi inkluziv, tre fusha që janë të lidhura organikisht. – deklaroi Pendarovski.

Sipas Presidentit, mbi 60 organizata dhe individë nga OJQ-të, Odat Ekonomike, Akademikëve, organizatave mediale dhe të rinjve, kanë qenë të kycur në faza të ndryshme të përpunimit të këtij dokumenti strategjik. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share