Është detyra jonë të kujdesemi për republikën tonë, që të gjithë qytetarët e saj ta ndiejnë atë si atdheun e tyre. E vërteta historike nuk mund të ndryshohet me marrëveshje e as me protokoll, sepse faktet nxjerrin në shesh çdo konstrukt të imponuar, ndërsa koncepti i Evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë si një republikë moderne evropiane, tha Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në ditën e festës së Ilindenit.
Pendarovski theksoi se festën tonë më të madhe shtetërore e festojmë Ilindenin, sepse, siç tha ai, në këtë ditë populli maqedonas dhe bashkatdhetarët e tij themeluan dy republikat e tyre – Krushevën në vitin 1903 dhe Asnomin në vitin 1944.
Pendarovski tha se në kuadër të përkushtimit tonë për integrimin e plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, kemi synim të fortë, siç tha ai, të përmbushim të gjitha kushtet e kapitujve të negociatave evropiane, por nuk kemi ndërmend të diskutojmë me askënd, në vend të vlerave evropiane ringjallja e koncepteve dhe ideve imperialiste të shekujve të kaluar.
“Koncepti i Evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë si një republikë moderne evropiane. Këto përpjekje janë sakrifica e brezit tonë për rininë dhe të ardhmen e tyre. Por që e gjithë kjo të mos jetë e kotë, në shtëpi na pret një punë e madhe e papërfunduar ku duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin si të drejtë dhe progresiv në të cilin qytetarët e Maqedonisë do të kenë jetë të denjë, arsimim të mirë, shëndetësi cilësore dhe sistem efikas ligjor që do të luftojë krimin dhe korrupsionin”, tha Pendarovski.